SPORT, 18 Shtator 2022, 14:37

Seria A/ Interi mposhtet me përmbysje nga Udineze

Seria A/ Interi mposhtet me përmbysje nga Udineze

Interi ka humbur në shtëpinë e Udineses me rezultatin 3-1.

Në minutën e 5-të, zikaltërit fitojnë një goditje të lirë pranë zonës dhe përsipër e merr Barella, i cili mjeshtërisht e dërgon topin në rrjetë.

Pas një loje të vakët, në minutën e 22-të, Skriniar kryen autogol pas një topi të gjatë të futur në zonën e Interit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa Inzagi madje befasoi të gjithë duke kryer dy zëvendësime në 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ishte intensive, me kundërsulme të ndërprera, por me një Udinese tepër të rrezikshme.

Vendasit përmbysën gjithçka, ku në minutën e 85-të, pas një goditje këndi të realizuar nga Delofeu, Bijol shënon golin e përmbysjes duke shtangur Interin.

Por Udineze nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 93-të shënon edhe golin e sigurisë dhe të turpërimit ndaj zikaltërve.

Tashmë Inzagi rrezikon shumë, pasi edhe tifozët po e gozhdojnë teknikun italian me zgjedhjet që ai bën në fushën e lojës.