SPORT, 16 Tetor 2025, 16:27

Serbia kërkon shpëtim pas humbjes me Shqipërinë, pasuesi i Stojkovic në pankinë

Serbia kërkon shpëtim pas humbjes me Shqipërinë, pasuesi i

Situata te Serbia nuk është aspak e mirë, me përfaqësuesen e njohur që ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin Dragan Stojkovic pas humbjes me Shqipërinë.

Federata ka nisur nga puna për gjetjen e pasuesit dhe tashmë mediat atje kanë treguar disa të reja të rëndësishme.

Tekniku i Crvena Zvezdas, Vladan Milojević do të marrë drejtimin e Serbisë dhe do të bëjë debutimin e tij, në përballjen ndaj Anglisë.

Profili i Milojević pëlqehet shumë nga drejtuesit, të cilët e shikojnë si të duhurin për të rikthyer kombëtaren në “shina”.