TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria ka dhuruar spektakël në “Air Albania”, duke mundur Jordaninë 4-2 në një miqësore që shërbeu si test i vlefshëm për trajnerin Sylvinho në prag të ndeshjeve të kualifikuesve të Botërorit 2026.
Pas suksesit të madh ndaj Serbisë, kuqezinjtë treguan sërish fuqi, karakter dhe lojë sulmuese, përballë një kundërshtari që ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Albania are just scoring bangers I guess what a goal by Arbëx Hoxha ????????????
— dedo ⚽️ (@dlicps) October 14, 2025
Albania ???????? 3-1 Jordan ????????
Two games in a row where Jordan couldn’t stop a banger from outside the box pic.twitter.com/Eeh9EnjZnD https://t.co/8IXhMdd6xX
Miqtë kaluan në epërsi në minutën e 27-të me golin e Nizar Al Rashdan, por kuqezinjtë reaguan menjëherë dhe barazuan në minutën e 40-të, falë një autogoli të Mo Abualnadi, pas një aksioni të bukur të Nedim Bajramit.
Në pjesën e dytë, loja mori ngjyra të tjera. Armando Broja, sapo hyri në fushë, shënoi në minutën e 65-të, duke rikthyer ndjesinë e golit dhe entuziazmin te tifozët.
Armando Broja is back ???? pic.twitter.com/FDlgA5NPfh
— Shefqet Fejzo???????? (@ShefqetFejzo11) October 14, 2025
Më pas, Arbër Hoxha realizoi një eurogol spektakolar nga distanca (75’), ndërsa Bajrami (79’) vulosi fitoren pas një asisti elegant të Brojës.
4-1 another goal for Albania and this time Nedim Bajrami is the scorer pic.twitter.com/xKYF2LkHKs
— Shefqet Fejzo???????? (@ShefqetFejzo11) October 14, 2025
Goli i Ali Olwan në fund (90’) shërbeu vetëm për statistikë, teksa Shqipëria regjistroi fitoren e katërt radhazi dhe dërgoi një tjetër mesazh force përpara ndeshjeve të nëntorit.
Rezultati përfundimtar:
Shqipëri 4–2 Jordani
Al-Rashdan 27’, Abualnadi (A.G.) 40’, Broja 65’, Hoxha 75’, Bajrami 79’, Olwan 90’.
Ndeshja e radhës: 13 nëntor – Andorrë – Shqipëri, për “Play Off”-in e Botërorit 2026.