SPORT, 15 Tetor 2025, 18:57

Kopmeiners kthehet në dështim historik, drejtuesit bardhezi marrin vendimin për holandezin

Kopmeiners kthehet në dështim historik, drejtuesit bardhezi marrin

E ardhmja e Teun Kopmeiners te Juventus është në pikëpyetje. Mesfushori holandez, i blerë dy verë më parë nga Atalanta për rreth 60 milionë euro, nuk ka arritur të tregojë vlerën e pritur as me Tiago Motën, as me Tudor.

Performancat e vakëta dhe humbja e vendit në përfaqësuesen e Holandës kanë ngritur dyshime mbi vazhdimësinë e tij në Torino. Sipas “Tuttosport”, klubi bardhezi dhe trajneri kroat ende besojnë në ringjalljen e tij, por pa një kthesë të dukshme deri në fund të sezonit, Kopmeiners mund të përfundojë në listën e shitjeve verën e ardhshme.

Çmimi i vendosur nga Juventusi është 35 milionë euro, shifër që synon të shmangë një humbje financiare pas një investimi të madh.