SPORT, 15 Tetor 2025, 16:49

Pas tronditjes me Shqipërinë, as ikonës së Interit nuk ia mban të drejtojë Serbinë: E kam ëndërr, por jo tani!

Pas tronditjes me Shqipërinë, as ikonës së Interit nuk ia

Duket se askush nuk është i gatshëm të marrë drejtimin e përfaqësueses së Serbisë pas rezultatit tronditës përballë Shqipërisë që solli shkarkimin e Dragan Stojkoviç. Federata Serbe raportohet se ka kontaktuar emra të ndryshëm, por të cilët nuk kanë shfaqur gatishmërinë që të marrin drejtimin e ekipit, sidomos për të mbyllur eliminatoret e Botërorit ku serbët ndjekin Shqipërinë në renditje dhe rrezikojnë të mbeten jashtë aktivitetit.

I fundit mes atyre që e ka refuzuar këtë mundësi është Dejan Stankoviç, i cili aktualisht është trajneri i Spartakut të Moskës në Rusi. Ai e ka pranuar këtë në një intervistë të dhënë për “Kurir” në Serbi.

“Ëndrra ime është të drejtoj Serbinë para 50 mijë njerëzve në “Maracana”, por është ende shumë herët për këtë”, tha Stankoviç.

“Pikë së pari është logjike që unë të përmendem në media kur flitet për atë pozicion, pasi unë jam trajner, apo jo? Megjithatë, aktualisht nuk e shoh veten si trajner i ekipit përfaqësues, është shumë herët për atë post. Çdo trajner serb e ëndërron, përfshirë edhe unë. Një ditë, padyshim do ta përjetoj këtë, por për momentin kam një kontratë me klubin”, ishin fjalët e Stankoviç.