SPORT, 26 Gusht 2024, 19:17

“Santiago Bernabeu” kthehet në fortesë për Realin, “los blancos” numërojnë 500 ditë pa humbje

“Santiago Bernabeu” kthehet në fortesë për Realin,

Stadiumi “Santiago Bernabeu” është kthyer në një fortesë për Realin e Madridit. “Los Blancos” janë kthyer të luajnë në tempullin e tyre, teksa në javën e dytë në La Luga ata kanë mundur Vajadolidin e Ronaldos me shifrat 3-0. Takimi kundër Vajadolidit ishte i 33-ti mes Ligës spanjolle dhe Ligës së Kampionëve pa e njohur humbjen.

Hera e fundit që madrilenët janë mundur para publikut të tyre daton më 8 prill 2023, kur ata mundeshin nga Vijarreali 2-3. Njëzet gushti i kaluar shënoi 500 ditë pa humbje për Realin në “Bernabeu”.

Shtuar këtu dhe ndeshjen kundër Vajadolidit, shifra arrin në 505 ditë pa humbje për “Los Blancos” në tempullin e tyre. Shifrat janë mbresëlënëse në këto 33 takime, 26 fitore dhe shtatë barazim.