SPORT, 25 Maj 2024, 22:18

Bajer Leverkusen nuk fal kundër Kaserslauternit, Granit Xhaka i dhuron Kupën “aspirinave”

Bajer Leverkusen nuk fal kundër Kaserslauternit, Granit Xhaka i dhuron

Bajer Leverkusen ka triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë, duke mposhtur skuadrën e Kaiserslautern me rezultatin minimal 1-0.

Ishte një eurogol i Granit Xhakës në minutën e 17-të, që i dha fitoren ekipit të Çabi Alonsos, duke koleksionuar trofeun e dytë këtë sezon, pas Bundësligës.

Kjo ishte edhe ndeshja e fundit i një sezoni magjik për Bajer Leverkusenin, ku në më shumë se 50 ndeshje, regjistroi vetëm një humbje të vetme, duke thyer rekorde të shumta dhe dalë jashtë pritshmërive.

REZULTATI | KAISERSLAUTERN-BAJER LEVERKUSEN 0-1

17′ Xhaka