SPORT, 11 Qershor 2026, 14:10

“Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në radarët e klubit që synon të bëhet i pamposhtur

“Bomba” e merkatos së verës, Olize përfundon në

Zërat nga Franca kanë ndezur merkaton e verës rreth Majkëll Olize. Futbollisti i cili ka spikatur me Bajern Mynih mund të jetë pranë një transferimi të bujshëm gjatë kësaj vere dhe nuk bëhet fjalë për Real Madrid.

Sipas programit televiziv “L’Equipe du Soir”, PSG ka identifikuar sulmuesin e krahut të Bajern Mynih si një nga objektivat kryesor për të forcuar skuadrën pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Fituesit e Champions thuhet se po planifikojnë të bëjnë një lëvizje gjatë kësaj merkato verore, të bindur se mund ta përfundojnë marrëveshjen. Megjithatë, ky plan, të paktën për momentin, bie ndesh me qëndrimin e prerë të klubit bavarez.

Presidenti Herbert Hainer sqaroi mendimin e klubit gjerman në ditët e fundit, kur Olize përmendej si një përforcim i mundshëm i Real Madridit. “Majkëll Olize është një lojtar i Bajern Mynih dhe ka një kontratë afatgjatë. Ne nuk jemi një klub që shet. Nëse Florentino Perez do të donte të na bënte një ofertë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, ai mund t’i shpëtojë vetes telashet. As për 150 milionë euro ose më shumë”, tha Hainer.

Kjo do të thotë që PSG duhet të bëjë gati një ofertë që i afrohet asaj të rekordit të Nejmar, për të bindur bavarezët të lënë të lirë lojtarin.