TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
AEK-u e humbi 3 me 1 ndeshjen në transfertën e Celjes, megjithatë Thomas Strakosha mund të kishte pësuar më tepër. Vetë Liga e Konferencës ka ndarë një video ku refleksi i Strakoshës shpëton ekipin grek nga goli tjetër.
“Pesha mbi këmbën e gabuar, por Strakosha prapë e mbajti topin jashtë!”, shkruhet në faqen e Ligës së Konferencës. Në video po ashtu është shtuar përshkrimi: Reflekse të jashtëzakonshme.
Sfida ishte e vlefshme për grupet në Ligën e Konferencës. Strakosha ka të gjithë besimin e AEK-ut në këtë sezon.
Kështu në çdo takim e ka nisur nga minuta e parë. Bëhet fjalë për 13 ndeshje deri tani ku 7 herë porta ka qëndruar e paprekur. Ndërkohë që janë pësuar 10 gola.