SPORT, 21 Dhjetor 2025, 17:42

Torino fiton përsëri me Ismajlin e Asllanin titullarë, mund makthin e të mëdhenjve në Serinë A

Torino fiton përsëri me Ismajlin e Asllanin titullarë, mund

Skuadra e Torinos ka siguruar fitoren e dytë radhazi në Serinë A, duke bërë një kthesë të rëndësishme siç ishte kërkuar nga klubi granata pas ndryshimeve të fundit.

Një seri pozitive e cila vjen me dyshen Asllani-Ismajli si titullarë në fushën e lojës, duke treguar se mbeten vendimtarë për fatet e kësaj skuadre.

Torino këtë herë mposhti Sasuolon në transfertë, duke treguar se mund të rivalizojë mjaft mirë edhe me një ekip i cili ka vënë në vështirësi disa nga ekipet e mëdha të Serisë A dhe jo rastësisht mban vendin e 10 në renditje.

Me fitoren 1-0, Torino u ngjit në kuotën e 20 pikëve, duke përmirësuar ndjeshëm situatën në tabelë falë këtyre dy rezultateve të fundit.