SPORT, 11 Qershor 2025, 14:49

Pulisic: Milan shtëpia ime, transferimi këtu zgjedhja e duhur

Pulisic: Milan shtëpia ime, transferimi këtu zgjedhja e duhur

Sulmuesi i Milanit, Christian Pulisic dha një intervistë për kanalin YouTube të Lega Serie A, ku preku tema të ndryshme.

Si e shihni transferimin tuaj në Itali tani? “Transferimi im në Milano ishte shumë i rëndësishëm për mua. Një hap i madh në karrierën time. Të vesh fanellën e Milanit është ndjesi e pabesueshme.

Natyrisht, ky klub, ka pasur lojtarë legjendarë, ekipe legjendare. Kështu që është vërtet një nder për mua të vesh fanellën e Milanit”.