TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shqipëria përballet me Letoninë në Riga, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit.
Një ndeshje shumë e rëndësishme për faktin se hyn mes atyre që nuk duhen gabuar kurrsesi.
Shqipëria renditet në vendin e dytë me 4 pikë të grumbulluara. Letonia është në vendin e 3-të me 3 pikë.
Në minutën e 21’ Strakosha ka pritur gjuajtjen e Ikaunieks, pas penalltisë që arbitri i dha Letonisë.
Në minutën e 29 vjen dhe goli. Pas një harkimi të Hoxhës nga e majta, topi shkon drejt Manajt, devijohet nga sulmuesi por pastaj është Çernomordijs i cili e çon në portën e tij.