SPORT, 10 Qershor 2025, 17:22

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë rikthehen për ndeshjen me Letoninë

Kombëtarja, mbetën jashtë për Serbinë, dy lojtarë

Shqipëria luan këtë të martë transfertën e Letonisë. Kuqezinjtë vijnë në këtë sfidë pas barazimit pa gola ndaj Serbisë dhe objektivi i vetëm janë 3 pikët.

Mbrojtësi Adrian Bajrami dhe mesfushori Medon Berisha u lanë jashtë për ndeshjen ndaj Serbisë, ndërsa në listën zyrtare shihet që tekniku kuqezi i ka rikthyer për këtë sfidë. Sylvinho ka vendosur që të lërë jashtë portierin Mario Dajsinani dhe mesfushorin Adrion Pajaziti.

Shqipëria ka grumbulluar deri më tani 4 pikë dhe një sukses i mundshëm sot, është mjaft i rëndësishëm për rrugëtimin drejt Botërorit.