SPORT, 18 Prill 2025, 15:45

Luis Enrique paralajmëron PSG: Kujdes nga Arsenal, eliminuan Realin

Luis Enrique paralajmëron PSG: Kujdes nga Arsenal, eliminuan Realin

Pasi eliminoi Aston Villan, PSG kërkon të triumfojë edhe ndaj një ekipi tjetër anglez në gjysmëfinale të Champions. Parisienët do të sfidojnë Arsenalin, me trajnerin e kampionëve të Francës, Luis Enrique që vlerësoi këtë kundërshtar.

“Ne e dimë se kë eliminoi Arsenali, një ekip si Real Madrid. Ne po përballemi me një nga skuadrat më të mira në Evropë.

Ata kanë pasur një evolucion të madh nën drejtimin e Mikel Artetës në sezonet e fundit, ata janë vërtet shumë konkurrues”- tha Enrique.