TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëna e sulmuesit të Mançester Junatid, Kristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka emëruar Sportingun, si klubin për të cilin do të luajë djali i yllit portugez, Kristiano Jr.
E ardhmja e Ronaldos dukej e pasigurt verën e kaluar me bisedimet për një largim të mundshëm të sulmuesit. Ai ka mbetur në Old Trafford, por nëna e tij ka komentuar që djali i saj mund të bashkohet me klubin e tij të fëmijërisë.
“Mund të ndodhë, por jo tani. Nuk ishte këtë vit, mund të ndodhë vitin tjetër. Nëse Ronaldo nuk vjen, atëherë do të jetë djali i tij dhe nipi im, Kristiano Jr.
Ai tashmë e ka Kristiano Jr si pasardhësin e tij. Nëse dëshirat e një nëne dhe gjysheje plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej djemve të tij do të jetë në Sportingu", tha ajo.