SPORT, 8 Maj 2025, 17:59

Pragndeshja me Barcelonën, presidenti i La Ligës sulmon Realin dhe Perezin: Ankohen çdo javë, nëse Kupa e Mbretit…

Pragndeshja me Barcelonën, presidenti i La Ligës sulmon Realin dhe

Barcelona-Real Madrid është ndeshja e radhës e vlefshme për kampionatin spanjoll. Katalanasit kanë 4 pikë më tepër se madrilenët në garën për titullin kampion.

Presidenti i La Ligës, Tebas, është rikthyer me sulmet e tij ndaj Real Madrid dhe personalisht Perez. Skuadra e Ançelotit shpesh ankohet për gjykimet dhe për këtë Tebas ka treguar se janë rast unik.

“Është tensioni i zakonshëm mes një klubi dhe gjyqtarëve. Nëse Kupa e Mbretit nuk do të ishte luajtur, do të ishte për shkak të bordit drejtues të Real Madridit.

Ata po përpiqen ta bëjnë të duket sikur kjo është një çështje e përhapur në shumë klube, por nuk është ashtu. Klubet e tjera ankohen një ose dy herë në vit. Real Madrid TV e bën çdo javë”, u shpreh presidenti i La Ligës për Real Madrid.

Më pas Tebas komentoi edhe presidentin Perez. “Ai është një kundërshtar kur bëhet fjalë për vizionin e futbollit profesionist. Ne jemi pole të kundërta. Ai do një model të bazuar në hierarki.

Ka qenë një menaxher i shkëlqyer për Realin, e ka bërë klubin shumë të fortë. Por drejtimi i një klubi futbolli është një gjë dhe menaxhimi i gjithë industrisë së futbollit është një tjetër”, tha po ashtu Tebas.