SPORT, 26 Prill 2024, 15:30

Xhudistët “dardanë” të pafat, Gjakova dhe Cena eliminohen nga Kampionati Europian

Xhudistët “dardanë” të pafat, Gjakova dhe Cena

Xhudistët nga Kosova, Akil Gjakova dhe Dardan Cena kanë qenë të pafat në garat e Kampionatit Europian që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Dita e premte nuk ka qenë pozitive për xhudistët e Kosovës nga garat e Kampionatit Europian.

Akil Gjakova është eliminuar nga ndeshjen e dytë, ndërsa Dardan Cena në të parën në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Xhudisti pejan zhvilloi një sfidë të fortë me Mark Hristov të Bullgarisë, por u mposht me ‘waza-ari’, ndërsa në përballjen e parë mposhti sllovenin Martin Hojak. Në anën tjetër, Cena u mposht në luftën e parë nga xhudisti Manuel Parlati nga Italia