TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belgjika luajti dje përballë Uellsit, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Belgët ia dolën të korrnin fitore në shtëpi me rezultatin 4-2, për këtë tashmë mbajnë vendin e parë në renditje.
Një episod gazmor u regjistrua në pjesën e dytë, kur u ndërpre edhe ndeshja për pak çaste. Ishte minuta e 66-të, kur një mi po shëtiste në fushën e blertë.
Tibo Kortua u mundua ta kapte, por pa sukses. Më pas sulmuesi i Uellsit, Xhonson, ia doli ta largonte nga fusha.







