SPORT, 15 Nëntor 2022, 20:16

“Nuk kemi ardhur për pushime në Shqipëri”, Mançini: Respektojmë çdo kundërshtar!

“Nuk kemi ardhur për pushime në Shqipëri”,

Italia do të zhvillojë nesër një miqësore me Shqipërinë në stadiumin “Air Albania”. Në prag të kësaj sfide, trajneri i azurrëve, Roberto Mançini ka dalë në një deklaratë për mediat. Ai është shprehur se nuk kanë ardhur për pushime në Shqipëri dhe se nuk do të jetë ndeshje aq e lehtë pasi Shqipëria nuk është aq e dobët kur luan në shtëpi.

“Do të jetë një muaj i vështirë ky. Nuk po kalon për fat të keq, duhet ende të fillojë. Ndeshjet, përtej të gjithave, keqardhje që mund të ndjejmë, duhen respektuar të gjitha, e kemi bërë dhe duhet ta bëjmë edhe nesër, se ka gjëra që mund të na vlejnë nga marsi e në vijim. Kjo është ndeshje e cila ka vlerë, edhe pse nuk është ndonjë turne. Por është ndeshje ku mund të provojmë djem të rinj që nuk i njohim ende mirë. Na kënaq që Kieza është kthyer, edhe pse nuk është ende në formë maksimale por është e rëndësishme që është mirë. E njëjta vlen për Zaniolon se për ne është një aset i rëndësishëm, mendoj se është një lojtar që mund të na japë shumë, jam i sigurt që mund të përmirësohet. Ken është një lojtar që ka qenë shpesh me ne, dyert janë të hapura për të gjithë dhe nëse bën gol do ta thërrasim, kjo vlen për të gjithë. Ai kur ka qenë te ne është sjellë gjithmonë mirë.

Respektojmë gjithmonë çdo kundërshtar e ndeshje, kjo është baza e sportit. Nuk është se vijmë për pushime, por për të bërë një ndeshje të mirë, duke e ditur se ka vështirësi, se Shqipëria luan në shtëpi dhe nuk është aq e dobët. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë dhe të shohim se si shkon. Shqiptarët në Itali janë të gjithë të aftë se ndryshe nuk do të luanin në Itali. Është e vështirë që një lojtar që luan në Itali të jetë mesatar, janë të gjithë të aftë, ndaj luajnë në kombëtare”, shprehet Mançini.