TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një nga çuditë më të mëdha të viteve të drejtimit të Kombëtares shqiptare nga Edi Reja, ka qenë grumbullimi i mbrojtësit Kevin Haveri në radhët e kuqezinjve në qershorin e vitit 2022. Mbrojtësi i majtë ishte vetëm 20-vjeçar pjesë e Riminit në Serinë D italiane dhe pakkush mendonte se një futbollist i tillë mund të gjente hapësira në radhët e Shqipërisë, për më tepër pa qenë asnjëherë më parë në listën e U21 të kuqezinjve e duke mos u grumbulluar as më vonë edhe pse 20 vjeç.
Lëvizjet e mëtejshme në karrierë të Haverit treguan se ai vendim i Rejas mbetet me të vërtetë i pashpjegueshëm. Haveri luajti edhe një sezon me RIminin në Serinë C, e më pas firmosi për Torinon, por ai nuk luajti asnjë ndeshje me këtë klub që e huazoi te Askoli dhe pastaj te Katania.
Për Haverin, gjatë merkatos së verës ka ardhur transferimi i radhës në formë huazimi te një klub i Serisë C. Ai është prezantuar si përforcimi i ri i Kampobasos dhe pritet që të paktën në këtë skuadër të jetë protagonist.
“Duket se Kampobaso është një skuadër te e cila unë kam qenë i destinuar të luaj, pasi si ngjyrat, ashtu edhe vitit i themelimit të skuadrës së qytetit të lindjes, Shkodrës, janë të njëjta me ato të Kampobasos. Ndaj jam i lumtur dyfish. Pres me padurim të filloj. Mbërrij te kuqeblutë me synimin për të dhënë maksimumin dhe me të gjithë shokët e skuadrës të punoj për t’u dhënë kënaqësitë që meritojnë tifozëve”, ishin fjalët e Haverit pas prezantimit të Kampobaso.