TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pep Guardiola mund të lerë drejtimin e Manchester City. Kjo të paktën sipas mediave angleze, që kanë zbuluar se karriera e Guardiolas mund të vijojë me kombëtaren angleze. Siç raporton gazeta britanike “Independent”, 53-vjeçari Pep Guardiola është një kandidat i nxehtë për postin e trajnerit të ri të Anglisë.
Megjithatë, spanjolli ka ende kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2025 dhe dëshiron ta përmbushë atë. Plani i Federatës Angleze është që një trajner i përkohshëm të marrë drejtimin e ‘3 Luanëve’ për të kaluar kohën deri në verën e ardhshme.
Kandidati kryesor aktualisht thuhet të jetë trajneri i U21, Lee Carsley. Më pas Guardiola mund të nisë si trajner i ri i “Tre Luanëve”. Një gjë është e qartë, kapitulli i Manchester Cityt duket se do të përfundojë së shpejti për Guardiolën. Kontrata e spanjollit skadon pas sezonit të ardhshëm.Në fund të majit, Daily Mail raportoi se ai do të largohej nga City me përfundimin e kontratës.