TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Më pak se 24 orë na ndajnë nga përballja Kroaci-Shqipëri, ndeshja e dytë për të dyja skuadrat në Grupin B të “Euro 2024”.
Të gjithë lojtarët janë të gjithë të gatshëm për kuqezinjtë, përfshi edhe Jasir Asanin që mori goditje ndaj italianëve.
Ndërkohë sipas “Panoramasport” në Hamburg do të jenë 15 mijë tifozë kuqezi, pra shumë më pak nga ajo çfarë pamë ndaj Italisë.
Stadiumi i Hamburgut ka rreth 49 mijë vende dhe sipas këtyre shifrave, tifozët kroatë do të jenë mbizotërues krahasuar me ata kuqezinj.