TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA pezulloi me dy ndeshje Mirlind Dakun, pas ofendimeve të bëra ndaj serbëve e maqedonasve, menjëherë pas vërshëllimës finale në barazimin 2-2 në Hamburg ndaj Kroacisë. Në momentin e marrjes së vendimit, Daku ka qenë në stërvitje me Kombëtaren, teksa në bazë të një video të siguruar nga News 24 në Gjermani, Kristi Sejatllari, nuk mungojnë batutat.
Daku dëgjohet teksa flet me Manaj, duke i thënë që janë vetëm dy ndeshje, çka nënkupton me shaka se Shqipëria do të vijojë rrugëtimin në Europian. Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho do të ketë një alternativë më pak në dispozicion, në ndeshjen vendimtare ndaj Spanjës (Duhet fitorja).