SPORT, 22 Qershor 2024, 20:42

“Mos bëj gol, të ndihmojmë në shkollë”, tifozët shqiptarë i shkruajnë talentit të Spanjës

“Mos bëj gol, të ndihmojmë në shkollë”,

Lamine Yamal është një prej të talentuarve të Spanjës që po shkëlqen në këtë Europian. Përfaqësuesja spanjolle do të sfidojë Shqipërinë të hënën në orën 21.00, në ndeshjen e fundit të grupeve.

Kuqezinjtë duan 3 pikët për kualifikimin, ndërsa iberikët e kanë siguruar një biletë për në fazën tjetër. Në rrjetet sociale nuk mungojnë memet, sa i takojnë 16-vjeçarit Yamal.  Së fundmi, një tifoz kuqezi i ka kërkuar atij, nëpërmjet një mesazhi në Instagram, që të mos shënojë ndaj ekipit të Sylvinhos.

“Të lutem mos shëno kundër Shqipërisë, do të të ndihmoj me detyrat, faleminderit”, i shkruan ai.1000135360 587x1024