SPORT, 18 Tetor 2025, 14:05

Musialës i duhet kohë për rikthimin, por krijohet “problem luksi” te Bajerni

Musialës i duhet kohë për rikthimin, por krijohet “problem

Sulmi i Bajernit është më e harmonizuar se pothuajse çdo tjetër në Evropë – pavarësisht mungesës për shkak të lëndimit të njërit prej lojtarëve të tyre kryesorë, Jamal Musiala. Ish-lojtari ndërkombëtar Tomas Helmer dyshon se rikthimi i yllit mund të sjell edhe probleme përshtatjeje.

Ai është “i emocionuar të shoh se çfarë ndodh kur Jamal Musiala të kthehet nga lëndimi i tij”. Sepse: sulmi bavarez me Kejn, Gnabri, Majkëll Olise dhe Luis Diaz, duket i koordinuar në mënyrë perfekte.

A ka ende vend për Musiala? “Kjo do të jetë interesante. Sepse katër lojtarët përpara po funksionojnë shumë mirë së bashku,” shpjegoi 60-vjeçari. “Me Musiala, ata do të duhet të përshtaten dhe të shohin se ku do të luajë,” sugjeroi Helmer, duke lënë të kuptohet se rikthimi i Musiala mund të kthehet edhe në një problem luksi.