TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Italia ka bërë një grumbullim për të parë gjendjen e lojtarëve pasi i presin “play-off” e Botërorit, ku një mungesë tjetër në këtë kompeticion pas atij të 2018, do të ishte një dështim i madh.
Një emër surprizues mes të grumbulluarve është dhe Mario Baloteli. Lidhur me këtë rikthim të tij në kombëtare, ka folur dhe trajneri Roberto Mançini.
“Në nivelin teknik ai mund të jetë gjithmonë mirë, por duhet parë fizikisht. Pastaj dhe një lojtar duhet të integrohet me grupin. Ai është thërritur, sikurse dhe të tjerët. Jemi kuriozë për ta parë pas kaq shumë kohe dhe do të vlerësohet në stërvitje për tu kuptuar.
“Ai nuk duhet të më premtojë mua asgjë, sikundër dhe unë nuk do i premtoj atij. Mendoj se ai është i lumtur duke qenë këtu. Nuk mendoj se kjo është një situatë e dëshpëruar Nga pikëpamja e lojës, ne mund të vlerësojmë shumë gjëra", tha Mançini për mediat italiane.