TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dinamo ka mbyllur javën e parë të stërvitjes, ku grupi i futbollistëve ka marrë ngarkesë të lehtë duke qenë se vinte nga pushimet. Me blutë janë bashkuar në stërvitje 4 futbollistë të rinj, Albion Marku, Rustem Hoxha, Luis Kaçorri dhe Devid Kapllani.
Nga sot pritet të bashkohen me grupin edhe Lorran dhe Zhozelin Behiratçe, ndërsa nga huazimi është rikthyer Ali Samake. Po ashtu, pritet dhe portieri Edmir Sali, me të cilin ka akord.
Shqetësime të lehta kanë pasur gjatë javës së parë Dikson, Denison dhe Gjoni. Nga grupi i sezonit të kaluar është larguar zyrtarisht Eni Imami, ndërsa Asion Daja ka munguar në stërvitje dhe ende nuk ka një vendim për të. Brenda kësaj jave pritet të vendoset cilët do të jenë futbollistët që do të largohen dhe ata që do të huazohen.
MERKATO – Objektivi i radhës në merkato është Nehar Sadiki i Erzenit.
Përveç tij drejtuesit e klubit kryeqytetas duan të forcojnë mesfushën dhe sulmin, priten edhe të paktën dy goditje cilësore për këto dy reparte, por emra konkretë nuk ka ende.
Me shumë mundësi këto dy përforcime do të vijnë nga jashtë Shqipërisë.
MIQËSORE LUKSI NË ITALI – Dinamo do të zhvillojë një pjesë të fazës përgatitore në Itali, ku pritet të zhvillojë edhe tri ndeshje miqësore.
Dy prej tyre do të luhen ndaj Modenës dhe Veronës, në datat 3 dhe 7 gusht, kurse e treta mund të jetë mes Sasuolos dhe Kaljarit. Janë miqësore luksi që do ta ndihmojnë trajnerin Dritan Mehmeti të konsolidojë skuadrën.
Më parë ai do ta testojë grupin që ka në dispozicion në disa ndeshje në Pogradec, por miqësorja e parë pritet të luhet ndaj Kukësit në mesjavë në kryeqytet.