SPORT, 10 Korrik 2023, 16:44

Milinkovic-Savic drejt Arabisë Saudite, Presidenti Lotito pranon se ka ofertë nga Al-Hilal

Milinkovic-Savic drejt Arabisë Saudite, Presidenti Lotito pranon se ka

Presidenti i Lazios, Claudio Lotito pranon se Sergej Milinkovic-Savic dëshiron të largohet nga  kryeqyteti, por lë të kuptohet se Al-Hilal ende nuk e ka arritur çmimin e kërkuar nga klubi.

Disa burime në Itali thonë se mesfushori serb ka pranuar një ofertë prej 20 milionë euro në sezon nga skuadra arabe. Kontrata e lojtarit skadon në qershor të vitit 2024 dhe Lazio kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të largohet.

Gjatë një interviste për Tag24, Lotito fillimisht e mohoi ofertën e Arabisë Saudite.

“Nuk di asgjë për të. Unë nuk jam në dijeni të ndonjë marrëveshje të bërë, ndoshta ju dini më shumë se unë. Tani për tani nuk kam nënshkruar asgjë”, tha ai.

Duke vazhduar, Lotito pranoi se lojtari dhe klubi kanë marrë një ofertë.

“Më kanë thënë se ka një ofertë të vlefshme për lojtarin, jo aq shumë për klubin”, tha ai.