SPORT, 1 Qershor 2026, 14:03

Milani vazhdon kërkimet për pasuesin e Alegrit, ja favoriti për stolin e kuqezinjve

Milani vazhdon kërkimet për pasuesin e Alegrit, ja favoriti për

Milani vazhdon punën për të gjetur trajnerin që do të drejtojë skuadrën në sezonin e ardhshëm. Aktualisht, kandidati më i favorizuar është Oliver Glasner, tekniku i Kristal Palas, i cili gëzon edhe mbështetjen e Ralf Rangnik. Një takim mes drejtuesve kuqezi dhe trajnerit austriak është planifi kuar për të martën dhe mund të rezultojë vendimtar për të ardhmen e pankinës së Milanit.

IRAOLA LARGOHET NGA RADARËT E MILANIT Ndërkohë, një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Anglia. Liverpul ka vendosur të ndahet nga Arne Slot, pavarësisht se skuadra e mbylli kampionatin në vendin e pestë dhe siguroi kualifi kimin në Ligën e Kampionëve. Për ta zëvendësuar, në “Anfi eld” pritet të mbërrijë Andoni Iraola, trajneri i Bournemuth, i cili deri pak kohë më parë konsiderohej një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e Milanit. Spanjolli shihej si profi li ideal për të sjellë një futboll më ofensiv dhe modern pas epokës së Masimiliano Alegrit. Megjithatë, pas kontakteve fi llestare me drejtuesit kuqezi, Iraola duket se ka preferuar të vazhdojë karrierën në Premier League, duke pritur një projekt më ambicioz.

ARNE SLOT, NJË EMËR QË QARKULLON NË PRAPASKENË Largimi i Arne Slot nga Liverpul ka bërë që emri i trajnerit holandez të lidhet edhe me Milanin. Disa media të huaja raportojnë për një interesim të mundshëm të kuqezinjve, por deri tani nuk ka pasur asnjë konfi rmim zyrtar. Agjenti i tij është mjaftuar me një “pa koment”, ndërsa situata mbetet e hapur. Ka disa elemente që kanë shtuar zërat për një kontakt të mundshëm mes Milanit dhe Slot. Trajneri holandez përfaqësohet nga Rafaela Pimenta, ish-bashkëpunëtorja e njohur e Mino Raiolës, e cila ruan marrëdhënie të mira me Zlatan Ibrahimoviçin. Po ashtu, Xherri Kardinale ka lidhje biznesi me “Fenway Sports Group”, grupin që kontrollon Liverpulin. Megjithatë, këto mbeten vetëm indicie dhe jo prova konkrete për një negociatë.

RANGNIK MUND TË KETË ROL VENDIMTAR Pavarësisht spekulimeve të fundit, Oliver Glasner vazhdon të jetë kandidati kryesor për pankinën e Milanit. Takimi i planifi kuar për të martën pritet të japë sinjale të qarta mbi drejtimin që do të marrë klubi. Ndërkohë, edhe Ralf Rangnik mund të luajë një rol të rëndësishëm në vendimin përfundimtar. Trajneri i kombëtares së Austrisë pritet të zhvillojë së shpejti një takim me federatën austriake, një zhvillim që mund të ndikojë edhe në planet e Milanit për sezonin e ardhshëm.