SPORT, 9 Maj 2025, 20:11

Dikur ishte lideri i mesfushës së Interit, francezi kundër rrymës: Asllani mund të jetë e ardhmja e zikaltërve

Dikur ishte lideri i mesfushës së Interit, francezi kundër

E ardhmja e Kristjan Asllanit duket gjithnjë e më shumë larg Interit. Por ish-mesfushori i zikaltërve, Benua Koue, nuk ngurron të thurë elozhe për futbollistin shqiptar.

Sipas tij, Asllani është n ëlojtar me cilësi i cili ka pësuar një progres të vazhdueshëm në këtë periudhë, edhe pse nuk ka pasur hapësirat e duhur në dispozicion për t’u rritur.

Dikur ishte lideri i mesfushës së Interit, francezi kundër

“Asllani është një djalosh me cilësi të rëndësishme. Nuk ka pasur shumë hapësirë, por mendoj se edhe ai është rritur. Përveç kësaj, ka dhënë gjithmonë kontributin e tij kur është thirrur në detyrë. Është e qartë se mbase do të dëshironte të luante me shumë. Dhe imagjinoj që në këtë finale kampionati do të ketë më shumë hapësirë”, tha fillimisht ai.

I pyetur nëse Riçi i Torinos është një profil që i bën punë Interit, Koue nuk ka dyshime. “Riçi është një mesfushor shumë, shumë interesant, thuajse nëj titullar i përfaqësueses italiane dhe është një lojtar në lartasinë e Interit. Mund të jetë edhe si një mesfushor pak më i avancuar, jo vetëm si regjisor i tërhequr. Si ai, edhe Asllani, mund të jenë e ardhmja e zikaltërve”, deklaroi ish-lojtari francez i cili fitoi Kupën UEFA me fanellën e Interit.