TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka komentuar situata në të cilën ndodhet PD dhe si shkaktar, Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen.
I ftuar në Opinion, Salianji pohoi se në mbledhjen e grupit të shtunën, Basha tha se do të tërhiqej, por këtë qëndrim më pas nuk e artikuloi për mediat.
Njëkohësisht deputeti pohoi se kjo dorëheqje nuk ka pse të lidhet me largimin e Berishës.
Salianji: Basha tha në mbledhjen e grupit do tërhiqem.
Përderisa nuk e kemi zyrtarisht në parti, anëtar partie, nuk kemi pse të vendosim kushte. Kryetari i PD duhet të japë dorëheqjen. Shkaku është që ka patur një votë antibashë dhe u agravua pas 25 prillit. Nuk është prej vendimit të datës 9, por prej veprimeve të gabuara të Lulzim Bashës.
I pyetur se si ka reaguar Basha në mbledhjen e grupit të shtunën, Salianji u shpreh se ka mbajtur shënime.
Salianji: Në përgjithësi ka mbajt shënime. Në mbledhjen e parë ka thënë që është kurth, por ne jemi aty që t’i kalojmë kurthet, sfidat dhe ne nuk mund të themi që një parti e madhe të përfundojë e tretë dhe të themi fajet i kanë të tjerët.