SPORT, 18 Nëntor 2021, 22:45

Kupa e Shqipërisë/ Bakaj heroik te penalltitë, Dinamo eliminon Tiranën, në çerekfinale e pret një tjetër derbi

Kupa e Shqipërisë/ Bakaj heroik te penalltitë, Dinamo eliminon

Dinamo kualifikohet mes dritharimash në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë pasi eliminoi Tiranën pas një ndeshjeje dramatike që dukej sikur nuk do të kishte fund.

Bardheblutë arritën të barazonin llogaritë duke fituar 2-0 ndeshjen e kthimit në "Air Albania" falë golave të Gjumsit (35') dhe Limajt me penallti (78'), duke e çuar ndeshjen në shtesë pasi rezultati i përgjithshëm shkoi në 2-2.

Tridhjetë minutat e shtesë nuk prodhuan asgjë, ndërsa te penalltitë heroi i dinamovitëve ishte portieri Edvan Bakaj që priti tre11-metërsha, ndërsa në dy nuk kishte fat pasi i shpëtoi topi nga duart ndërsa realizoi në mënyrë perfekte edhe penalltinë e tij.

Në fund një sukses 8-7 i Dinamos te penalltitë që tashmë në çerekfinale do të masë forcat me Partizanin në një tjetër derbi të dyfishtë.

Kupa e Shqipërisë, raundi i 1/8-ave
Tirana-Dinamo 2-0 (7-8 penallti) (  (Gjumsi 35′, Limaj 78′ pen)