SPORT, 18 Nëntor 2021, 12:50

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e Lokomotivës dhe ndihmësi i Brigelit në Kombëtare

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e Lokomotivës dhe ndihmësi

Ka ndërruar jetë ikona e futbollit durrsak dhe shqiptar Vladimir Ajazi.

Lad Ajazi siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës por u stacionua për vite me radhë në Durrës duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës. Ajazi mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti.

Gjithashtu Ajazi ishte dhe pjesë e Kombëtares në kohën kur drejtohej nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel në vitet 2002-2006 duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

Kohët e fundit, Ajazi vuante nga një sëmundje, madje në një foto të postuar së fundmi në rrjetet sociale shikohet Ajazi i ulur në një karrige me rrota. Një lajm i hidhur për shuarjen e një ikone të futbollit shqiptar, që la pas histori dhe trashëgimi në sportin e vendit tonë.