TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arlind Ajeti është rikthyer përsëri në futbollin italian, pesë muaj pas eksperiencës së fundit atje me fanellën e Rexhianës në Serinë B.
28-vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e Padovës në Serinë C duke nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij. Në prezantimin si futbollist i Padovës, Ajeti është shprehur se nëpërmjet kësaj eksperience do të tentojë të fitojë dhe një herë fanellën e Kombëtares, me të cilën nuk grumbullohet prej disa kohësh.
“Jam i lumtur që klubi më ka dhënë këtë mundësi, e di historinë e këtij ekipi dhe e di se si funksionon. Jam pozitiv sepse shoh që të gjithë këtu duan të ngjiten në Serinë B.
Në dy-tre grumbullimet e fundit nuk jam thirrur nga Shqipëria dhe shpresoj të arrij të rifitoj një fanellë falë këtij klubi. Prisja të ngelja pa skuadër pas kaq shumë kohësh që u largova nga Rexhiana, por Covidi ka komplikuar gjithçka, tani shpresoj të jem në gjendje të mirë për disa javë”.
Situata e çuditshme e Ajetit ka bërë që futbollisti i cili shihej si një titullar i paprekshëm në radhët e kuqezinjve pas Euro 2016, të zhdukej për disa kohe nga grumbullimet kuqezi, duke luajtur rrallëherë në tre vitet e fundit. Hera e fundit që ai ka luajtur me kombëtaren shqiptare ishte suksesi 2-0 në San Marino në marsin e këtij viti.