SPORT, 14 Nëntor 2021, 23:22

"Katar 2022"/ Serbia i bën gjëmën Portugalisë, Spanja mposht Suedinë

"Katar 2022"/ Serbia i bën gjëmën Portugalisë,

Serbia i bën gjëmën Portugalisë në “Da Luz”. Përfaqësuesja ballkanase mposht 1-2 Ronaldon me shokë, duke u marrë vendin e parë dhe biletën e kualifikimit në “Katar 2022”.

Edhe se luzitanët kaluan në epërsi që në minutën e 2-të me Renato Sanchesin, nuk kai a dolën të ruanin avantazhin, duke pësuar fillimisht golin e barazimit 1-1 në minutën e 33-të, i shënuar nga Tadic, ndërsa në minutën e fundit të kohës së rregullt, sulmuesi i Ajaxit asistoi Mitrovicin për golin e 1-2 në minutën e 90-të, që bëri të pllakoste trishtimi mes vendasve.

Spanja arrin të mposhtë minimalisht Suedinë (1-0), duke siguruar biletën për në “Katar 2022”. Ndeshje plot ankth deri në minutat e fundit në “La Cartuja”, teksa në të 86-tën Alvaro Morata me golin e tij çliroi psikologjikisht vendasit.

Vendi i dytë për Suedinë, që do të ketë shansin të kualifikohet nëpërmjet play off-it.