TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Horge Martin i është nënshtruar një tjetër operacioni. Ndërhyrja kirurgjikale në klavikulën e djathtë të pilotit spanjoll “përfundoi me sukses”, njofton skuadra Aprilia. Pas rrëzimit gjatë Sprintit në Motegi, Martin kishte pësuar një frakturë të zhvendosur.
Të dielën e kaluar u kthye në Spanjë për t’iu nënshtruar operacionit për vendosjen dhe fiksimin e frakturës, me ndërhyrjen që u realizua dje në “Hospital Universitari Dexeus” nga ekipi mjekësor i drejtuar nga Dr. Ksavier Mir.
“Koha e rikuperimit do të vlerësohet në ditët në vijim, në varësi të ecurisë pas operacionit”, thuhet në komunikatën e ekipit. Për Çmimin e Madh të Indonezisë, Martin nuk do të zëvendësohet, ashtu siç parashikohet nga rregullorja. Piloti spanjoll komentoi situatën përmes rrjeteve sociale:
“Dhemb, por kjo është ajo që jam. Nuk dorëzohem kurrë. Shihemi së shpejti”. Një sezon shumë i vështirë për Martin, i cili ka qenë i detyruar të mungojë në dhjetë fundjava garash, për shkak të dëmtimeve të shumta. Gjatë testeve në Sepang në muajin shkurt, ai pësoi një rrëzim ku theu dorën dhe këmbën.
Më pas, gjatë një seance stërvitore, pësoi fraktura në krahun e majtë, duke e lënë jashtë për tri gara. Në prill, gjatë Çmimit të Madh të Katarit, një tjetër aksident i rëndë i shkaktoi 11 brinjë të thyera dhe e detyroi të mungojë në shtatë gara të tjera. Martin u rikthye në korrik për garën në Brno, ndërsa tashmë është i detyruar që të ndalet sërish.