SPORT, 9 Prill 2025, 18:00

Ish-futbollisti i Barcelonës përfundon shitës në një dyqan sportiv, imazhi i tij bëhet viral

Ish-futbollisti i Barcelonës përfundon shitës në një

Më herët mediat raportuar për jetën e re të Jérémy Mathieu, në këtë rast si punonjës i një dyqani mallrash sportive në Cabriès, Marseille.

Me sa duket informacioni - të paktën i çuditshëm - përfundoi viral, deri në atë pikë sa dyqani sportiv u pushtua ditët e fundit nga dhjetëra gazetarë dhe u morën masa nga përgjegjësit, të cilët i ndaluan punonjësit e tyre të jepnin çdo lloj informacioni për ish-lojtarin e Sportingut.

Ish-futbollisti i Barcelonës përfundon shitës në një

Megjithatë, ishte një person që në mënyrë anonime foli për “kaosin” e përjetuar, e gjitha në një deklaratë të shkurtër për gazetën franceze “Le Parisien”.

“Ka pasur shumë kërkesa për intervista që nga publikimi i fotos dhe gazetarët kanë bërë një kaos të vërtetë me kamerat e tyre këtë fundjavë”, tha burimi, para se të përfundonte:

“Ka pasur eksese që nuk duam t’i shohim më. Në fakt, menaxheri dëshiron që të kthehet qetësia dhe nuk do që asnjëri prej nesh të flasë për këtë çështje”.