SPORT, 16 Prill 2025, 16:04

I hapën punë Barcelonës, trajneri i Dortmundit: Ndeshja e parë ishte fatale

I hapën punë Barcelonës, trajneri i Dortmundit: Ndeshja e

Trajneri i Borusias, Niko Kovaç, është shprehur krenar për lojtarët e tij pas suksesit 3-1 kundër Barcelonës, pavarësisht eliminimit.

Ai theksoi se humbja në ndeshjen e parë ishte fatale.

“Jam krenar për ekipin. Lojtarët kanë dhënë gjithçka. Me pak kujdes mund të kishte ndodhur diçka e madhe. Na vjen vërtet keq për ndeshjen e parë në Barcelonë. Mendoj se kualifikimi u vendos DORTMUND atje. Ne treguam se mund të mposhtim këdo”, tha Niko Kovaç.