SPORT, 27 Nëntor 2022, 22:40

I dhuroi barazimin Gjermanisë, Fulkurg bëhet lojtari i dytë i Verder Bremen që shënon për “Pancerat” në Botëror

I dhuroi barazimin Gjermanisë, Fulkurg bëhet lojtari i dytë i

Supersfida Spanjë-Gjermani në fazën e grupeve në Botërorin e Katarit u mbyll me rezultatin 1-1.

Teksa spanjollët ishin në avantazh me golin e Moratës, Fulkrug iu riktheu buzëqeshjen gjermanëve në minutën e 83′.

Sulmuesi i Verder Bremen realizoi me një gjuajtje potente brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit Unai Simon.

Përmes këtij goli, ai bëhet lojtari i dytë i Verder Bremenit që shënon për Gjermaninë në Kupën e Botës që kur Mesut Ozil shënoi kundër Ganës në vitin 2010.