TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Belgjika pësoi disfatë 0-2 nga Maroku, në ndeshjen e Botërorit të luajtur sot.
Trajneri i belgëve, Roberto Martinez nuk ka fshehur zhgënjimin pas humbjes, teksa s’ka lënë pa kritikuar futbollistët.
“Goli ndryshoi rrënjësisht lojën dhe ne nuk ishim mjaftueshëm të mirë me topin për të goditur Marokun. Asnjëherë nuk hymë në zonë për të barazuar. Tani duhet të jemi të bashkuar. Unë e njoh mirë këtë grup, do të jemi gati për ndeshje kundër Kroacisë” , tha ai.
Belgjika ka grumbulluar tri pikë nga dy ndeshjet e para në grup.