TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas dëmtimit të Nejmarit, për trajnerin Tite tashmë s’do të jetë i gatshëm të luajë as mbrojtësi Danilo.
Në një konferencë për shtyp, Tite u duk optimist dhe tha se Nejmari dhe Danilo do të luajnë sërish në “Katar 2022”.
“Unë mendoj se Nejmari dhe Danilo do të vazhdojnë të luajnë në këtë Kupë Bote.
Ky është mendimi im, nuk mund të hyj në çështje mjekësore që nuk janë në kompetencën time.
Nejmari pësoi më shumë faulle se kushdo tjetër në raundin e parë të Kupës së Botës, ai luajti i dëmtuar për disa minuta dhe ne nuk e kuptuam këtë.
Në çdo rast, ne besojmë se ai mund të kthehet të luajë këtu në Katar”,- u shpreh Tite.