TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pavarësisht humbjes në derbi, nuk ka vend për alarm te Interi. Ish-mbrojtësi i zikaltërve, Maicon shprehet në një intervistë të dhënë së fundmi se ky është thjeshtë një moment jo i mirë për kampionët e Italisë.
“Unë mendoj se është vetëm një moment i keq, Interi ka ndryshuar disa lojtarë që duhet të përshtaten. Mbrojtja është e njëjta, që bëri kaq shumë sezonin e kaluar. Interi është një ekip, që ende mund të japë shumë. Më kujtohet derbi që fituan 4-0 në shtëpi, kundër një Milani me shumë kampionë”, tha Maicon.
Lautaro? Ai i dha shumë Interit dhe Argjentinës, mund të japë edhe më shumë. Të gjithë lojtarët kalojnë momente të veçanta, por Lautaro do të gjejë një mënyrë për t’u rikthyer i fortë” – tha ai.