SPORT, 22 Shtator 2024, 21:44

Gjestet e shëmtuara të Erling Haaland. Pasi gjuajti me top në kokë Gabrielin, në fund u zu me lojtarët e Arsenalit

Gjestet e shëmtuara të Erling Haaland. Pasi gjuajti me top në

Arsenali pranoi golin e barazimit ndaj Man City në minutat e fundit të ndeshjes, me John Stones që gjeti rrjetën pas një rrëmuje në zonë.  

Teksa Erling Haaland mori topin nga rrjeta e Topçinjve, ai e hodhi atë drejt Gabrielit, duke e goditur në kokë brazilianin. 

Norvegjezi ishte përfshirë tashmë në disa përleshje me brazilianin gjatë ndeshjes. 

Kur Arsenali e nisi topin nga mesi i fushës, ai shkoi drejt Thomas Partey duke e rrëzuar.  

Pas fikshëllimës së fundit të gjyqtarit, Haaland e ofenoi Gabriel Jesusin me fjalët e tij u dëgjuan qartë në transmetim. 

Ai pastaj kishte disa fjalë edhe për lojtarin e ri të Arsenalit që debutoi, Lewis Skellyn, duke thënë se: “Kush është ky djalosh”. 

Haaland nuk ishte i lumtur pas këtij barazimi, edhe pse shënoi golin e parë në ndeshje.