SPORT, 26 Qershor 2024, 17:56

Katër skuadra luftojnë për kualifikimin në Grupin E, formacionet e sfidave Sllovaki-Rumani e Belgjikë-Ukrainë

Katër skuadra luftojnë për kualifikimin në Grupin E,

Ishte një fazë spektakolare, por për fat të keq po shkon drejt fundit, teksa këtë të mërkurë do të mbyllen zyrtarisht dy grupe të tjera, në Euro 2024, ku fillimisht  skuadrat e Grupit E, Belgjikë, Ukrainë, Sllovaki e Rumani, që do të zhvillojnë sfidat e xhiros së tretë, të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Kështu, në “Deutsche Bank Park”, të Frankfurtit, Sllovakia do të përballen me Rumaninë, në një përballje, ku barazimi i siguron matematikisht kualifikimin të dyja skuadrave, të cilat qëndrojnë respektivisht në vendin e 3-të dhe të parë të këtij grupi.

Në krahun tjetër, “Djajtë e Kuq” të Belgjikës do të ndeshen me Ukrainën, në “MHP Aren” të Shtutgartit, me djemtë e Domeinco Tedesco, që kërkojnë të vijojnë me spektakël ecurinë e tyre, në finalet e këtij Kampionati Evropian dhe këtë gjë mund ta bëjnë nëse arrijnë të kalojnë “Verdheblutë”, me të dyja skuadrat që janë në lojë për të siguruar kualifikimin e mëtejshëm.

Katër skuadra luftojnë për kualifikimin në Grupin E,

Katër skuadra luftojnë për kualifikimin në Grupin E,