SPORT, 30 Nëntor 2021, 20:37

FOTOT/ Kielini bën gjestin e veçantë për Bogdanin, rekordmeni kuqezi: Faleminderit Xhorxho…

FOTOT/ Kielini bën gjestin e veçantë për Bogdanin,

Kanë zhvilluar shumë beteja së bashku, por kanë qenë gjithnjë të ndershëm me njëri-tjetrin. Erjon Bogdani dhe Xhorxho Kielini mbeten dy miq të mirë, madje mbrojtësi legjendar i Juventusit dhe i Italisë i ka dhuruar fanellën me dedikim special Aleksandrit, të birit të Bogdanit.

“Kampion në fushë dhe në jetë, por mbi të gjitha shembulli i përulësisë dhe i thjeshtësisë. Faleminderit Xhorxho, miku”, ishte postimi i ish-sulmuesit të shquar të Kombëtares shqiptare, pas takimit që ka pasur dje me Kielinin në Salerno, ku bardhezinjtë kanë zbarkuar për të luajtur ndeshjen e Serisë A ndaj Salernitanës.

Kujtojmë që Bogdani ka luajtur për 13 vite në Itali, që nga koha kur u transferua te Rexhina dhe më pas veshi fanellat e Salernitanës, Veronës, Sienës, Kievos, Çezenës dhe Livornos. Në total ai zhvilloi 466 ndeshje si profesionist dhe shënoi 103 gola. Bogdani ka luajtur 75 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe ka realizuar 18 gola, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë në historinë e kuqezinjve.

FOTOT/ Kielini bën gjestin e veçantë për Bogdanin,

FOTOT/ Kielini bën gjestin e veçantë për Bogdanin,

FOTOT/ Kielini bën gjestin e veçantë për Bogdanin,