SPORT, 14 Maj 2024, 16:00

Finalja e Kupës së Italisë, lista e të ftuarve të trajnerit të Juventusit

Finalja e Kupës së Italisë, lista e të ftuarve të

Juventus do të përballet të mërkurën në orën 21.00 ndaj Atalantës në Stadio Olimpico (Rome), takim ky  i vlefshëm për finalen e Kupës së Italisë. Duke parë situatën e disa lojtarëve, trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Max Allegri ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar.

Bardhezinjtë vijnë në këtë takim pas barazimit 1-1 me Salernitanën në kampionat. Në krahun tjetër, bergamaskët vijnë në këtë sfidë pas suksesit 2-1 me Romën në Serie A.

Porta: Szczesny, Pinsoglio, Perin.

Mbrojtja: Bremer, Gatti, Danilo, Alex Sandro, Rugani, Djalo.

Mesfusha: Kostic, McKennie, Iling-Junior, Miretti, Weah, Rabiot, Alcaraz, Cambiaso, Nicolussi Caviglia.

Sulmi: Chiesa, Vlahovic, Milik, Yildiz, Kean.