TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Trajneri i Fiorentinës, Italiano doli në konferencë në prag të finales së Conference League ndaj Olympiacos.
“Edhe këtë vit ne e kemi nderuar këtë kompeticion në mënyrën më të mirë të mundshme që na sheh në finale pas një rruge të mirë mes grupit dhe ndeshjeve të mëpasshme. Do të përpiqemi të përfitojmë nga përvoja e fituar nga vitin e kaluar: ne i dimë rreziqet dhe avantazhet që mund të ketë.
Duhet ta interpretojmë këtë ndeshje sikur të ishte e fundit e jetës sonë, sepse askush nuk e ka sigurinë se do të luajë një tjetër. Ne duhet të përpiqemi të jemi perfekt dhe të kemi zjarrin brenda. Në një finale nuk duhet të gabosh asgjë”, – tha ai.