SPORT, 21 Nëntor 2022, 09:51

Edi Reja e mbylli me Kombëtaren kuqezi, zbulohen emrat potencialë për pankinën e Shqipërisë

Edi Reja e mbylli me Kombëtaren kuqezi, zbulohen emrat potencialë

Ndeshja me Armeninë ishte e fundit për Edi Rejën në drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Shumë emra të tjerë janë përfolur muajin e fundit, si kandidatë për të marrë stolin e kuqezinjve.

Nga Luixhi di Biaxho, Esteban Kambiaso, i cili ishte për vizitë edhe në Tiranë, apo Marko Xhampaolo, që është një preferencë e presidentit Armand Duka.

Po ashtu edhe Besnik Hasi që është përfolur shumë, ka dalë sërish në skenë për të drejtuar ekipin kombëtar.