SPORT, 19 Qershor 2026, 18:58

Prapaskena pasi e kontaktoi Maran për Shqipërinë, Kurtulan nën presion: Nëse nuk premton…

Prapaskena pasi e kontaktoi Maran për Shqipërinë, Kurtulan

Arda Kurtulan është në qendër të vëmendjes. Fenerbahçe kërkon transferimin nga Goztepe, por po kthehet në problem për Shqipërinë.

Gazetari turk, Ertan Suzgun, ka zbuluar prapaskenat se çfarë po ndodh me Kurtulan. Dhe duket se futbollistit me origjinë shqiptare po i bëhet presion, që të vazhdojë të heqë dorë nga Shqipëria.

“Arda Okan Kurtulan ka të drejtë të zgjedhë mes dy kombëtareve. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Që Kurtulan të transferohet te Fenerbahçe, ai duhet të japë garanci se do të luajë për kombëtaren e Turqisë. Nëse nuk e jep këtë premtim, ai do të llogaritet në kuotën e lojtarëve të huaj”, shprehet Suzgun.

Kurtulan më parë ka refuzuar ftesën e Kombëtares së Shqipërisë. Kjo për të njëjtin fakt, pasi duke u llogaritur te lojtarët e huaj mund të dalë jashtë planeve. Në Turqi përfitojnë që Kurtulan mund të aktivizohet si futbollist turk. Njësoj si te Goztepe, po shërben sërish si presion.

Largimi nga Turqia do të ishte shpëtimi i tij dhe rrjedhimisht do të sillte grumbullimin e sigurt me Kombëtaren. Trajneri Maran e kontaktoi për ndeshjet e qershorit, ndërsa mësoi për çështjen në fjalë.