TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy lojtarë të Roma-s, Paulo Dybala dhe Leandro Paredes u ka thënë “JO” milionave nga Arabia Saudite ose të paktën kështu raportojnë mediat italiane.
Në të ardhmen e tyre ose të paktën gjatë kësaj merkatoje nuk do të ketë një transferim të tyre në Arabi. Pavarësisht ofertës shumë tunduese në shifra, Paulo ka zgjedhur që të vazhdojë rrugëtimin e tij te “verdhekuqtë” e kryeqytetit italian.
E njëjta gjë vlen edhe për Paredes, mesfushori nuk ka dashur të marrë në konsideratë propozimin joshës prej 10 milionë eurosh në sezon, nga Al-Ahli. Një refuzim i dyfishtë, rezultat i së cilës sigurisht që sjell buzëqeshje të trajneri i Roma-s, De Rossi.